
Asqeri Mandri
TIRANË- Një tjetër rast i dhunës dhe izolimit të një gruaje ka ndodhur në Tiranë. Policia ka arrestuar Asqeri Mandrin, 34-vjeç, i cili kishte izoluar gruan në banesë, dhe e survejonte me kamera sigurie.
Mandri sapo ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që kishte dyshime se gruaja e tij e tradhtonte.
Në dëshminë e tij në polici ai ka deklaruar se gruan e kishte izoluar për shkak se ia kishte dhënë truri.
Ndërkohë gruaja e tij është shprehur në polici se ai e dhunonte, dhe madje ia kishte ndaluar që të shkonte në punë.
34 vjeçari pritet ti nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore.
Poll