
TIRANË- Në Shqipëri janë futur gjela sheqeri që konsumohen nga fëmijët me copa metali, si dhe kajsi të thara me përmbatje të dioksidit të sulfurit. Konstatimi është bërë një Komisioni Europian, ndërkohë që në Shqipëri nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me këto ushqime të rrezikshme që janë konsumuar nga qytetarët, e veçanërisht fëmijët.
Në një postim të qendrës Alert në rrjetet sociale, thuhet se produktet në fjalë dyshohet se janë shitur gjatë muajve Nëntor dhe Dhjetor. Por ajo që është po ashtu e rëndë dhe e dënueshme është heshtja e institucioneve që merren me ushqimet dhe konsumatorin, për të mos vënë në dijeni qytetarët me rrisqet me të cilat mund të përballen.
Postimi i qendrës Alert:
Te te vijne gjela sheqeri, aq te lakmueshem nga femijet, me copa metali apo gozhde ne brendesi, te prodhuara ne Kine, njoftim i ardhur nga Komisioni Evropian dhe te mos besh asnje njoftim per konsumatoret, asnje komunikim risku, vec ne Shqiperi ndodh.
Po per kajsite e thata me permbajtje te dioksidit te sulfurit, pse nuk ka asnje komunikim me publikun Autoriteti Kombetar i Ushqimit, apo eshte biznes i madh ky...? Apo se jane importuar vetem 45 kg dhe jane shitur qe ne nentor e dhjetor? S'ka gje se mbajne shqiptaret...
Prokuroret dhe femijet e tyre ku ushqehen, meqe nuk nisin hetime kryesisht per fshehje te informacionit te detyrueshem per konsumatoret? Se per politikanet asgje s'perben me lajm!!!