
TIRANË- Zbardhet dosja e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 11 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti, të cilët kanë furnizuar me kokainë, heroinë dhe hashash tregtarë të shpërndarjes së drogave në disa qytete të Italisë. Hetuesit e SPAK kanë kërkuar 8 vite burg për Braniol Liçon. Për të arrestuarit e tjerë, Alfred Luli kanë kërkuar 7 vjet e 4 muaj burgim; ndërsa për Gjergj Lulin, Françesko Cecin, Lorik Prengajn, Saimir Prengën dhe Gjergj Zefin me nga 4 vjet e tetë muaj burgim. Sipas gazetares Anila Hoxha, të akuzuarit kanë importuar nga viti 2015- deri në 2017 në total 28 kilogramë kokainë dhe hashash me vlerë 960 mijë euro.
Për të shpërndarë drogën, anëtarët e grupit komunikonin me kode, të cilat për të mos i ngatërruar i kishin të shënuara në një fletore.
Më poshtë është lista e plotë e simboleve ose termave të përdorura nga ata:
– simboli “S” tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë me origjinë nga Spanja;
– simboli “A” tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë nga Shqipëria;
– simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë;
– fjala “tym” ose “çokollatë” tregon substancën narkotike të llojit hashash;
– fjala “copë” përdoret për të treguar 1 gram;
– fjala “pako” përdoret për të treguar 1 kilogram;
– fjala “lek” përdoret për të treguar monedhën në euro;
fjala “mushka” përdoret për të treguar “korrierin” i ngarkuar për transportin e drogës ose parave.
Po ashtu, janë zbardhur edhe disa biseda që janë zhvilluar mes anëtarëve të grupit, ku këshillojnë njëri-tjetrin se duhet të bëjnë kujdes.
ARAPI Lorenc: Shko! Fajin e kanë kartat e kreditit.
LULI Gjergji: Por ne nuk e përdorim atë kartë krediti.
ARAPI Lorenc: Shko, shko!
LULI Gjergji: Ku?
ARAPI Lorenc: Urgano
LULI Gjergji: Çfarë pe?
ARAPI Lorenc: Pashë nja dy djem, mbeta i habitur se i pashë këtu. Unë sapo kam ardhur. Unë kam ardhur tani, kam fjetur vetëm një ore që nga mbrëmë. E pashë nga cepi i pasqyrës. I pashë përseri. mbeta i habitur. Në fakt e mora rrugën nga pas. Sido që të jetë, mos më lër jashtë makinës. Unë shkoj në këmbë. Më lër më larg, në anën e frutave. Në rregull? Ti shko merr rrugën përtej..
LULI Gjergji: Apo do të të lë në Urgano?
ARAPI Lorenc: Po, më lër në Urgnano. Më lanë përshtypje ato bij k…, me një BMë të zezë, 320.
LULI Gjergji: Ndaj më dëgjo tani… dua të të lë një detyrë se nuk mund të flas me Mirin (Saimir PRENGA), e di? .. Sepse Miri nuk po tregon fare vëmendje. Unë nuk jam idiot që rri në shtëpi. Unë jam një djalë i ri dhe jam gjithmonë i mbyllur në dhomën time … Duhet t’i thuash të mos përzihet me të tjerët. Nuk kam çfarë t’i them sepse duket se po i thotë me qëllim.
ARAPI Lorenc: si si ??
LULI Gjergji: Këtë shok e kemi… se ka një shok këtu me ne … ka ardhur per qejf (viaggio di piacere)….ti e di festa etj… e hyr e dil e di ti me…
ARAPI Lorenc: po po
LULI Gjergji: Duhet t’i thuash “Miri rri në shtëpi”.
ARAPI Lorenc: I shkruaj
LULI Gjergji: Shkruaji ja le si detyrë se e di si jam unë të tregova.. unë rri në shtëpi gjithë ditën…
ARAPI Lorenc: Shiko mbrapa
LULI Gjergji: Po shikoj, mos ki merak
ARAPI Lorenc: Mbani sytë hapur! Ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!
LULI Gjergji: Tani nuk keni parë asnjë lëvizje atje lart.
ARAPI Lorenc: Ku?
LULI Gjergji: Në Spanjë.
ARAPI Lorenc: Nuk kam parë je. Edhe atje është bërë lëmsh
LULI Gjergji: Është më shumë rrëmujë atje.
ARAPI Lorenc: Merre këtë. Le të dalë dikush, uleni në tavolinë, diskutojmë mirë me të tjerët dhe thjesht nuk flasim ok?
LULI Gjergji: Nuk është problem.
ARAPI Lorenc: Vëllai im i vogël nuk e di që jam këtu, vëllai im i vogël (M.).
LULI Gjergji: As ne nuk kemi folur. Isha në Shqipëri dhe kur erdha këtu, e mora vesh.
ARAPI Lorenc: Do të të shkruaj këtu një ore me pare, (me zë të ulët) të shtunën duhet të vish këtu një orë më parë.
Luli Gjergji: Ku i pe më parë ato? (BMë e zezë)
Arapi Lorenc: I pashë në rrethrrotullim.
Luli Gjergji: U dogjëm me këtë gjë, ose do të mësojmë, ose do të shkojmë në djall.
Në një bisedë tjetër të zhvilluar mes Gjergji Lulit dhe një personi tjetër me banim në Verona, i arrestuari flet për një sasi prej 12 kilogram kanabisi që sapo i kishte mbërritur një ditë më parë. Madje i mburret edhe për cilësinë e "mallit" që ka marrë duke përmendur edhe fshatin e Lazaratit.
Më poshtë është biseda mes Luli Gjergjit dhe një shqiptari të paidentifikuar (klient nga Verona).
Burri: Do t’ia jap një shoku për ta provuar.
LULI: Ti jep shumë për.. se kjo duhet të jetë natyrale (me barishte) se ka edhe lule këtu çfarë dreqin di unë.
Burri: Po farë e keqe vëlla?
LULI: Farë e keqe … inc… kam një e gjysmë me amnezi (loji i marihuanës), kisha ardhur para disa ditësh.
Burri: Por amnezia nuk preku se hera e fundit ma prish punën se këta e kuptojnë se janë mësuar me barin e Lazaratit… nuk flas keq.
LULI: Vlla, hajde ta shikoj tani, unë kam një e gjysmë amnezi hë pastaj kam dhe një djalë tjetër që shet 3.5 (3 500 euro kilogram).
Burri: Unë kam 2000 euro këtu … i kam këtu se isha …
LULI: Ti me këto dy mijë euro vetëm…
Burri: Edhe unë kam në shpi dhe nesër do vij prap, por desha të të marr një gjysmë, ta paguaj këtu dhe ta shikoj më mirë në shtëpi…por nëse ke një e gysmë do ta blej. Për ty i kam lekët.. por i fundit ishte vërtet i vjetër.
LULI: Këtë e kam po ta tregoj tani në shtëpi është mirë…e mora para 3 ditësh…kam 12 copë dhe e kam edhe këtë…
Burri: Kam humbur këtë tjetrin nga ata miqtë tuaj.
LULI: Po… tani hajde shiko këtë dhe pastaj më thuaj…
Burri: Po, por këtë ta them tani që nuk e bëj…
LULI: Jo, por gabimisht ta solla këtë… mendoj se shumë shpejt… do të lija të gjithë çanten që t’i tregosh që kemi të bëjmë dhe gjërat vijnë… dhe pastaj kur te vije. Do të të jap 10 copa prova ose 50 copa, do të them hajde merre, ti paguaje dhe pasi të porosis të tjerët do te them “hajde më sill lekët këtu, do vije Toti të të përshëndes. “… eja merre dhe bej çfarë të duash.
Enkeleda Bakalli është e vetmja grua në mesin e anëtarëve të bandës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali. Në një pjesë të përgjimeve ajo komunikon me Rexhep Dallupin, të akuzuarin tjetër në lidhje me arrestimin e njërit prej anëtarëve të grupit, Alfred Luli. Por pikërisht se ishte e vetmja grua, pjesë e grupit, ndjehej edhe më e mbrojtur nga ligji.
DALLUPI Rexhep: Më tha vëllai (LULI Gjergji) që kanë marrë një avokat të fuqishëm…he pyetën. sa para do…dhe gjithashtu në Shqipëri angazhuan një avokat të fuqishëm për të biseduar me të dhe më pas e transferuan në Shqipëri pas 6 muajsh por në realitet ende nuk i ka dalë dënimi ai pret të shkoje në gjyq për të marrë dënimin.
BAKALLI Enkeleda: Është e atij o shpirt? E more vesh naj gjë?
DALLUPI Rexhep: Jo, nuk kam mundur të takoja askënd… kë duhej të takoja?
BAKALLI Enkeleda: Me vjen keq për të (Alfred LUL) është djalë i mirë, na uli, na bëri.. (e kuptova që na bëri të punojmë).
DALLUPI Rexhep: … Ai është i mirë … të paktën nëse mund të takoja vëllain e tij, (Gjergi LULI) por nuk e kisha numrin e telefonit, t’i jepja 500 euro për t’ia sjellë, vetëm një çështje respekti
BAKALLI Enkeleda: Po po për respekt…por do ja shkruaj një herë të vëllait se mendoj se e kisha akoma në Facebook..
DALLUPI Rexhep: Jo nuk ke pse ti shkruash asgjë vëllait, asgjë fare
BAKALLI Enkeleda: Jo jo, vetëm (e pyes) çfare po bën’.. si je? … kush e di si është … po nuk e sollën në Shqiperi? (Alfredi LULI-n për të vuajtur dënimin në Shqipëri).
DALLUPI Rexhep: Jo asgjë nuk e di kurrë, e kam pas në Facebook, por e kam hequr.
BAKALLI Enkeleda: Por për mua nuk është problem sepse jam grua.
DALLUPI Rexhep: Po edhe ti je e kontrolluar zemër edhe nëse je grua.
BAKALLI Enkeleda: Jam si Xhuli, grua
DALLUPI Rexhep: Xhuli nuk ka pasur numër kontakti etj., por për ta takuar…
BAKALLI Enkeleda: Kush e di se si do te përfundojë tani… por nuk e dërguan në Shqipëri apo e dërguan?
DALLUPI Rexhep: Varet nga dënimi që merr këtu…
BAKALLI Enkeleda: Me vjen keq për të se ka pas edhe një grua të till.. ndoshta shtatzëne), i shkreti për të tjerët do ta marrë dënimin./ZËRI