Aktualitet

I përjashtuar dy herë nga Policia e Shtetit, Gjykata e Beratit verifikon masën e sigurisë për ish-efektivin

Ferzaj akuzohet se ka falsifikuar dokumenta që lidhen me vërtetimin e besueshmërisë që lëshohet nga autoriteti kompetent, lidhur me kërkesat për pajisje me armë gjahu.

f.t
I përjashtuar dy herë nga Policia e Shtetit, Gjykata e Beratit
FOTO ILUSTRUESE

BERAT- Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj ish-efektivit të Policisë, Ledio Ferzajt. Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ka zhvilluar sot seancën e verifikimit të caktimit të masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj ish-oficerit të policisë, i cili akuzohet se ka falsifikuar dokumenta që lidhen me vërtetimin e besueshmërisë që lëshohet nga autoriteti kompetent, lidhur me kërkesat për pajisje me armë gjahu.

Masa ndaj tij është zhvilluar rreth orës 15:40 minuta dhe ka vijuar për rreth 1-orë. Me gjithë pretendimet e avokatit të Ferzaj, gjyqtarja Ardjola Çela ka vlerësuar të vendosë për ish/policin Ferzaj vazhdimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Efektivi u përjashtua nga policia në 9 maj 2023, pas transmetimit në media të një video, ku shihej sesi Ledio Ferzaj i merrte një qytetari para, me pretendimin që t’i mbyllte një çështje. Duke qënë se qytetari kishte edhe precedentë të mëparshëm, zyrtari Ferzaj e shantazhonte se do e fuste në burg dhe më pas i mori një shumë parash. Më 2 Maj 2014, Ledio Ferzaj u përjashtua nga radhët e policisë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, për “shpërdorim detyre”. Ferzaj akuzohej se kishte zhdukur pistoletën e një personi të ndaluar për armëmbajtje pa leje nga provat që ndodheshin brenda Komisariatit Nr.2 në Tiranë ku efektivi punonte.

Poll

MOS HUMB