
THUMANË- Banorët e zonës së Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë, duke bllokuar edhe njëherë aksin Thumanë-Kashar. Protesta nisi rreth orës 18:00, ndërkohë që në vendngjarje edhe sot kishte një prezencë të shtuar të efektivëve të Policisë së Shtetit. Banorët kanë bllokuar autostradën duke u përplasur me policinë, e cila edhe këtë herë ka hedhur gaz lotësjellës në drejtim të protestuesve.
Ata kërkojë që të hapet një rrugë dytësore në mënyrë që të lëvizin lirshëm. Sipas tyre, ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë. Ata theksojnë se nuk kanë akses as të shkojnë në shtëpitë e tyre.
Një tubim i ngjashëm është mbajtur edhe më 24 korrik, ku banorët patën dhe përplasje me Policinë e Shtetit./ZËRI