
LIBRAZHD- Një autobuz me targa të Gostivarit është përplasur me një mjet teksa po vinte në Shqipëri për të festuar 28-29 nëntorin. Autobusi që po transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është përplasur vetëm pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit, në zonën e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Por pavarësisht përplasjes, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të miturit në autobus. Ndërkohë që hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e aksidentit, që paraprakisht mendohet se mund të jetë për shkak të motit me reshje të dendura dhe mjergullës./ZËRI