
ITALI-Policia e Ponte Chiasso ka arrestuar një shtetas shqiptar rreth 20 vjeç, i cili akuzohet për shpërndarje droge. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një mjet tip "Renault", në via D'Annunzio në Como, në momentin që është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë. Gjatë kontrollit atij i janë gjetur 6 gramë kokainë, të ndarë në 11 doza, të futura në një pako me çamçakëz, të fshehur në të brendshmet e tij.
Operacioni filloi pasi autoritetet ndaluan një Renault Clio, që po drejtohej nga i riu. Makina, e marrë me qira nga një kompani shqiptare me seli në Milano, ishte vërejtur duke lëvizur shpesh në rrugët e Como gjatë javës së kaluar, gjë që ngjalli dyshime te policia.
Në momentin e ndalimit, i riu u tërhoq me shpejtësi dhe hapi dritaren e pasagjerit, ndoshta për të hequr qafe drogën. Gjatë kontrollit, ai shfaqi shenja të qarta të agjitacionit dhe dha deklarata kontradiktore lidhur me qëndrimin dhe destinacionin e tij.
Ai pretendoi se flinte brenda automjetit, por pas kontrollit të automjetit, nuk u gjetën veshje apo sende personale që mund të vërtetonin këtë version. Përmes një kontrolli të detajuar në makinën dhe personin e tij, policia gjeti lëndën narkotike të fshehur në të brendshme e tij.
Hetimet e mëtejshme dhe kontrolli i kamerave të sigurisë të policisë lokale konfirmuan se makina kishte qarkulluar në rrugët e Como disa herë në ditët e mëparshme, duke treguar se po përpiqej të mbulonte kërkesën lokale për kokainë./ZËRI