
PAMJE NGA NGJARJA
KRUJË-Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.
Burime bëjnë me dije se në fokus janë kontrolli i automjeteve luksoze me xhama të errësuar, teksa synohet të identifikohen dhe të monitorohen automjete që mund të përdoren për veprimtari të dyshimta ose të paligjshme.
Kontrolli i automjeteve dhe pasagjerëve ka për qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kontrollet po ushtrohen pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë tronditur vendin./ZËRI
Poll