Aktualitet

Klodiana Lala: Dervish Hasi krushk me Gjin Nikën, "i forti i Bulqizës" akuzohej për rekrutim të besimtarëve

Gruaja e parë e Gjin Nikës, është e motra e mjekut Dervish Hasi.

k.m.
Klodiana Lala: Dervish Hasi krushk me Gjin Nikën, "i forti i
Dervish Hasi dhe Gjin Nika

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me mjekun kardiokirurg Dervish Hasi dhe lidhjet e tij me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Klodiana Lala zbulon lidhjen që Dervish Hasi ka pasur me Gjin Nikën, i vrarë 10 vite më parë në një atentat. Gruaja e parë e Gjin Nikës, është e motra e mjekut. Aktualisht në një prej banesave të Hasit jeton e veja e Nikës dhe vajza e tij. Por një tjetër detaj merr vlerë për historinë. Para se të vritej, Gjin Nika po hetohej për rekrutimin e besimtarëve në Siri, çështje që duhet të jetë objekt hetimi edhe për prokurorët që po merren me çështjen e Hasit. Aktualisht mjeku po hetohet pasi abuzonte me një të mitur prej 2 vitesh, që në moshën 14-vjeçare. Sipas të miturës, të dy ishin martuar para një hoxhe dhe ajo ishte 'gruaja e katërt' e mjekut.

Shkrimi i gazetares Klodiana Lala:

Kardiokirurgu Dervish Hasi dhe lidhja me Gjin Nikën! Gjin Nika njihej si i "forti" i Bulqizës. Ai u ekzekutua në një atentat mafioz 10 vite më parë në afërsi të Urës së Tapizës në prill 2014. Nika ishte një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar. I forti i Bulqizës ishte i martuar dhe në mos gaboj baba i një fëmije. Një femijë që sot po e rrit mjeku kardiokirurg i spitalit Shefqet Ndroqi, Dervish Hasi. Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet për trafik të miturash dhe pornografi, për shkak të marrëdhënies së tij me një të mitur. Vajza iu tha hetuesve se u martua nga një hoxhë (aktivitetin e hoxhës duhet ta hetojë prokuroria) me Dervish Hasin në një kohë që ai kishte një martesë me gruan e parë dhe dy gra të tjera.

Gjjin Nika, dyshohej edhe për rekrutim të besimtarëve dhe dërgimit të tyre për xhihad në Siri. Akuzat ndaj tij s'u provuan pasi hetimet u pushuan për shkak të vdekjes. 10 vite më vonë, emri i tij del në skenë. Dervish Hasi rezulton lidhje e tij e vjetër dhe ka në një nga shtëpite e tij të vejën e Gjin Nikës dhe femijën e tij. A duhet që prokurorja të hetojë në këtë drejtim? A duhet që prokuroria të hetojë përfshirjen e Dervish Hasit me grupet kriminale? A duhet hetuar nëse Hasi është përfshirë në rekrutim grash e vajzash për ti trafikuar? Mendoj se po! Po bëj shtesë statusi. Nuk doja të merresha me jetën e Gjin Nikës. Atëherë gruaja e parë e Nikës ishte motra e Dervish Hasit. Por Nika kishte dhe dy gra të tjera!

Kush është Gjin Nika?

Më 2 prill 2014, Gjin Nika u vra në Urën e Tapizës në Fushë Krujë vetëm një javë pasi ishtë liruar nga burgu. Gjin Nika dyshohej edhe si vrasës me pagesë dhe autori i ekzekutimit të biznesmenit të kromit, Hasan Talja. Emri i Gjin Nikës ka qenë edhe në listën e të dyshuarve për vrasjen e Shefqet Shehut në vitin 2013 në Bulqizë, ndërsa për të ka patur vetëm një dënim me 1 vit burg për plagosjen e Shkëlqim Shehut, vëllai i Shefqetit dhe falsifikim dokumentesh. Të gjitha vrasjet dyshohet se janë kryer për shkak të konflikteve në lidhje me menaxhimin e minierave të kromit në Bulqizë./ZËRI

Poll

MOS HUMB