Aktualitet

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” përsëri ankesë në KAS, kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Opozita ka kontestuar rezultaton, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të manipuluar.

M.M
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” përsëri ankesë
Foto nga procesi zgjedhor ne 4 gusht

HIMARË-  Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor ankimin për zgjedhjet e pjesshme të mbajtura më 4 gusht në Bashkinë Himarë, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së procesit zgjedhor. Sipas opozitës, zgjedhjet ishin të manipuluara dhe nuk u respektuan standardet e duhura demokratike.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” përsëri ankesë
Dokumenti

Gara për kreun e Bashkisë Himarë u zhvillua mes kandidatit të Partisë Socialiste (PS), Vangjel Tavo, dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Tavo u shpall fitues me 58.62% të votave, duke siguruar një avantazh prej mbi 17% nga rivali i tij Gjikuria. Opozita ka kontestuar këtë rezultat, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të manipuluar.

Zgjedhjet e 4 gushtit erdhën pas arrestimit dhe dënimit të ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, i cili u dënua me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ ZËRI

Poll

MOS HUMB