GJERMANI-Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi në automjetin e tyre u gjet drogë. Ata kishin futur topthat e drogës nën mbështjellëset e arrave dhe kikirikëve. Shqiptarët e moshës 32 dhe 34 vjeç u arrestuan për trafik droge.
Sipas mediave të huaja, të dyshuarit kishin hyrë nga Holanda në autostadën A3 në ish-kalimin kufitar Elten. Autoritetet kanë arritur të gjejnë dhe sekustrojnë 1.12 kilogramë kokainë, në një qese prej pëlhure poshtë dyshemesë së karriges së pasagjerit. Vlera e drogës raportohet nga Policia kapte vlerën 83 mijë euro.
Kriminaliteti i lidhur me drogën në rajon ka qenë një shqetësim për autoritetet si në North Rhine-Westphalia ashtu edhe në Holandë. Autoritetet holandeze gjithashtu morën pjesë në operacionin për të luftuar trafikun në rritje të drogës midis dy vendeve. /ZËRI