Aktualitet

Kolegët vizitojnë deputetin Bujar Çela në spital: Ndodhet në reanimacion tek Trauma

Depuetët kanë treguar gjendjen e Bujar Çelës, ku shprehen se ai ndodhet në sallën e reanimacionit, por gjëndja shëndetësore e tij është e stabilizuar.

f.t
Kolegët vizitojnë deputetin Bujar Çela në spital: Ndodhet
Laert Duraj dhe Fadil Nasufi

TIRANË-Një ditë pasi u plagos në shpërthimin e ndodhur në Lushnje, tre deputetë socialistë, Fadil Nasufi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjëndjen shëndetësore të kolegut të tyre Bujar Çela. Pas vizitës së tyre, deputetët kanë treguar edhe gjendjen e Bujar Çelës, ku shprehen se deputeti ndodhet në sallën e reanimacionit, por gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar.

“Fatmirësisht gjendja shëndetësore është stabilizuar. Duhen përgëzuar stafi ushtarak për ndërhyrjen tepër të specializuar për pastrimin e ciflave që kanë ndodhur nga shpërthim. Dëmtimin kryesor e ka në kofshën e djathtë pasi ciflat e shpërthimit e kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe në pjesën abdominale. Dëmtime ka dhe një pjesën abdominale ku po vijon pastrimi i ciflave. Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren por gjëndja është e stabilizuar në të gjitha parametrat e saj. Është në sallën e reanimacionit"-tha Fadil Nasufi për ReportTv.

Më tej, ai tregoi se deputetët i kanë qëndruar pranë gjithë natën Bujar Çelës, ndërsa sa i përket çështjes së shpërthimit u shpreh se nuk ka djeni.

"Kolegët tanë deputetë e kanë gdhirë natën me lutje për të dhe ata që u plagosën. Është në gjëndjen më optimalen më të mundshme nga ajo llahtari që ndodhi dje. Madje po përpiqej të bënte dhe humor por ne nuk e lejuan të bëjnte më shumë.Nuk u futëm farë në këtë çështje. Ishim atje për 1 minutë e gjysmë. Ne na kënaqi se reagoi, dje e vizituam në reanimacion e Lushnjes dhe nuk ishte fare në vetëdije. Edhe pacienti tjetër që ndodhet në Lushnje është stabilizuar. Ka dhe ai cifla të shpërthimit,"-shtoi Nasufi.

Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Po ashtu shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve u transportuan në spitalin e Traumës. I plagosur nga shpërthimi mbeti dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe këtë mëngjes raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Dhe të plagosurit e tjerë fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB