Aktualitet

Konflikti te Kepi i Rodonit, lehtësohen akuzat për Frrokun dhe të tjerët

Për të gjithë personat që u arrestuan pas konfliktit të së dielës është kërkuar masa e detyrimit të paraqitjes

E.K
Konflikti te Kepi i Rodonit, lehtësohen akuzat për Frrokun dhe të
Mark Frroku

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka lehtësuar akuzat për 8 personat e arrestuar pas sherrit për pronat në Kepin e Rodonit, ku ishin të përfshirën Mark Frroku dhe përfaqësues të Provincës Françeskane, përballë familjes Kaçuli në fshatin Shetaj.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se prokuroria ka kërkuar për të gjithë të ndaluarit masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, edhe pse filimisht ndaj tyre ishin ngritur disa akuza si “Vetëgjyqësi”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Ndërsa vetëm për Besnik Tomën, truprojen e Frrokut, i cili është shpallur pasi dyshohet se është personi që qëlloi më armë, është kërkuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë, pasi akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe kanosje me armë.

Të shoqëruarit në polici për ngjarjen e së dielës janë shtetasit: Antonio Lazri, Pal Doda, Bajram Kaçuli, Erjon Reka, Ylli dhe Orgito Reka, Mark Frroku.

Konflikti që ndodhi të dielën në Kepin e Rodonit në fakt ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi për pronën rreth 5 mijë metra katrorë, ka pasur pretendime nga dy palë. Në njërën anë është Provinca Françeskane që pretendon se e ka marrë me vendim gjykate që në vitin 2008, dhe në anën tjetër familja Kaçuli thotë se ka një certifikatë pronësie.

IMT e Durrësit kishte vendosur që të ndalohej rrethimi i tokës, për të cilën Provinca Françeskane kishte kërkuar ndihmën e AML grup, që drejtohet nga Frroku dhe të afërmit e tij./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB