Aktualitet

“Kozeta kishte lidhje edhe me të tjerë!”/ Flet nëna e autorit të vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec

Sipas Sanie Selmanit, djali ishte një person i qetë dhe të gjithë ata që e njohin mund të dëshmojnë të njëjtën gjë. 

k.m.
“Kozeta kishte lidhje edhe me të tjerë!”/ Flet nëna e
Ilirjan Selmani

POGRADEC- Nëna e autorit të vrasjes në Pogradec të 52-vjeçares, Kozeta Teço ka përjashtuar çdo mundësi që djali i saj të jetë vrasësi. Në rrëfimet që ka bërë para Policisë, ajo ka treguar se ishte në dijeni të faktit që i biri dhe 52-vjeçarja bashkëjetonin. Sipas Sanie Selmanit, djali i saj Ilirjani ishte një person i qetë dhe të gjithë ata që e njohin mund të dëshmojnë të njëjtën gjë. 

"Pyesni në lagje dhe do t’iu tregojnë çfarë djali ishte, ai nuk ngatërrohej me askënd, ai nuk vriste një mizë dhe jo më të vrasë një njeri, herë pas here kërkonte ndonjë lek por kaq", tha mes lotësh nëna e të riut. Djali bashkëjetonte me të dhe atë ditë ka marrë plehrat dhe i ka hedhur në kosh që ishin tek dera e shtëpisë, pavarësisht se unë nuk kam qenë dakord me lidhjen e tyre, nuk i kam kërkuar asnjëherë që të ndaheshin, pasi djali e kishte pranuar ashtu siç ishte,"-tregoi nëna e 31-vjeçarit.

Më pas, flet për viktimën, duke u shprehur se ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin e saj, por edhe me disa persona të tjerë. 

"Jam shumë e tronditur, kam lexuar dhe parë në media shumë të pavërteta që ka nxjerrë policia si informacion, edhe ne si prindër e kemi marrë vesh nga media dhe policia ngjarjen, ata erdhën në shtëpi, 15 policë gati ma mbytën djalin. Djali im është i sëmurë me zemër, ka probleme shëndetësore dhe ja kemi ndërruar disa herë gjakun, trajtohet edhe me kemp për probleme me zemrën. Kërkoj që të dalë e vërteta, sepse me sa di unë, ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin tim, por edhe me shumë të tjerë, policia të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën, djali im nuk është vrasës, djali im nuk ka krijuar asnjëherë probleme, pyesni ku të doni."

I riu Ilirjan Selmani kishte prej 3 vitesh një lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teço, të cilën e vrau një ditë më parë brenda banesës së saj në Pogradec. Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit dhe më pas i riu ka marrë thikën dhe i ka marrë jetën të dashurës së tij. Më pas, për të fshehur gjurmët, ai e dogji brenda në banesë. Por u identifikuar nga kamerat e sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB