
TIRANË- Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Gjatë qëndrimit sot në Prokurorinë e Posaçme për rreth 90 minuta, Kreshnik Hajdarit i është komunikuar akuza, duke iu referuar nenit 190/2 të Kodit Penal për falsifikimin e formularëve. Ai është pyetur para prokurorëve dhe pozita e tij është vështirësuar me komunikimin e akuzës.
Vetë Hajdari dhe avokati i tij mbrojtës e mohuan një fakt të tillë përpara gazetarëve.
-
Qëndroi 90’ minuta në SPAK, Hajdari: Nuk kam bërë asnjë falsifikim
15 Nëntor, 10:05 -
KQZ nuk i heq mandatin Kreshnik Hajdarit
14 Nëntor, 12:39
Jo më larg se dje KQZ vendosi që Hajdari të vijonte mandatin e tij në Bashkinë e Kuçovës, me pretendimin se dënimi i fshehur prej tij nuk e pengonte kandidimin.
Pak ditë më parë ishte drejtësia greke ajo që i përcolli autoriteteve shqiptare, një vendim që faktonte se Kreshnik Hajdari ishte dënuar nga Gjykata në Janinë, pasi ishte gjetur fajtorpër hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17-vjeç.
Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor. Kërkesën në KQZ për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të Bashkisë së Kuçovës e dorëzoi në KQZ koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe verifikimet i kreu Prokuroria e Përgjithshme.
Ndërkohë, në Shqipëri, Kreshnik Hajdari nuk rezulton të jetë i dënuar dhe as të ketë ndryshuar emrin, sipas shkresave zyrtare nga Gjendja Civile dhe drejtoria e Burgjeve./Zëri.ai