
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri ka prezantuar këtë të hënë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit raportin vjetor të institucionit që drejton. Gjatë fjalës së tij, Frashëri u shpreh se ka pasur një tendencë në rritje të çmimeve nga viti 2022 dhe se tregu po monitorohet. Po ashtu ai u ndal dhe tek abuzimet e kompanive të telefonisë celulare sa i përket ankesave të qytetarëve, të cilët shprehen se marrin më pak internet nga sa u premtohet. Lidhur me këtë kreu i AKEP, tha se nuk ka një instrument që të bëjë të mundur këtë matje.
Tomi Frashëri: Çmimet kanë filluar që të kenë një tendencë në rritje nga 2022 e këtej, ne jemi në monitorim të tregut dhe në dialog me kompanitë. Është kohë e shkurtër për të thënë ka ose jo abuzime. Ne në AKEP nuk kemi ankesa në numër domethënës që kanë të bëjnë me këtë lloj pretendimin. Duhet bërë kujdes për internetin dhe përdorimin e tij, sepse sot shkarkohen produkte që kanë kapacitet të lartë dhe përdorimi i internetit për të shkarkuar çdo gjë bënë që interneti të konsumohet. Nuk ka një instrument të mirëfillt për të matur e sa Gigabyte është përdorur, ose nuk nga operatorët nuk është dhënë aq sa është në kontratë. Ne kemi hyr në dialog me operatorët dhe ata nuk verifikojnë dot asnjë rast që është vjedhur internet nga operatori.
Po ashtu Frashëri u ndal dhe tek implementimi i teknologjisë 5 G në komunikimet elektronike, e cila pritet të startojë nga 1 janari i vitit 2025. Ndër të tjera ai foli dhe për piraterinë online.
Tomi Frashëri: Për 5 g në komunikimet elektronike, AKEP ka marr iniciativë për të shpejtuar implementimin e kësaj teknologjie. Do filloj implementimi që nga 1 janari 2025, do duhet që të bëhen investimet e duhura fillimisht financiarisht dhe teknologjikisht. Jemi vonë prandaj AKP vendosi që brezin e 3.5 megaherz ta vendos në përdorim të 5 g. Do filloj që të implementohet nga viti 2025 fillimisht në qytetet e mëdha. Për piraterinë online AKEP ka qenë bashkënismëtar i një taskëforce me AMA-në që ka funksionuar jo keq, madje janë gjobitur ISP-të që nuk kanë zbatuar detyrimet për mbylljet e faqeve ose aspekte të tjera të teknologjisë.
Ndërkohë në raportin e AKEP, vihet re se tregu i shërbimeve celulare ka shënuar rritje në disa prej treguesve të tij gjatë vitit 2023. Ndërsa rritje u regjistrua dhe sa i përket numrit total të kartave SIM, i cili arriti në rreth 3.8 milionë gjatë vitit 2023, që do të thotë 1.4 karta SIM për banor, shifër mё e lartё se mesatarja e rajonit tё Europës dhe ajo globale, përkatësisht 1.23 dhe 1.11 karta SIM për banor. DeputetëT gjatë fjalës së tYre kërkuan nga AKEP, që rëndësi e veçantë t’i kushtohet edhe monitorimit të cilësisë së shërbimit nga operatorët e telefonisë së lëvizshme, por dhe të rritet fokusi tek mbrojtja e konsumatorit./ZËRI