Aktualitet

Kreu i ri i Gardës së Republikës, kush janë 6 kandidatët në garë, rikthehet në skenë edhe Artan Didi

6 emrat në garë do të vlerësohen nga një komision i posaçëm, dhe më pas do të jetë ministri i brendshëm ai që do të prezantojë emrin e ri të kreut të Gardës së Republikës

E.K
Kreu i ri i Gardës së Republikës, kush janë 6
Artan Didi kandidon per Garden e Republikes

TIRANË- Zbardhen emrat e 6 kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës. Mes aplikuesve është edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i cili që prej 9 vitesh nuk është më pjesë e radhëve të uniformave blu.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se 6 emrat në garë për të zëvendësuar Gramoz Sakon, janë: Artan Didi, Ritan Osmani, Ermal Onuzi, Jona Lamko, Klajdi Hajderinaj dhe Krenar Çerçani.

Aplikimet janë mbyllur në 26 qershor. Aktualisht kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve. Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t’ja paraqesë Ministrit të Brendshëm.

Artan Didi dha dorëheqjen si drejtor i Policisë së Shtetit më 32 mars të vitit 2015. Në atë kohë u tha se shkak për largimin u bë shkelja e procedurave ligjore të Shefit të Interpolit, Artan Bajraktari dhe vartëses së tij, Loreta Alla, të arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për çështjen e ekstradimit të deputetit, Mark Frroku.

Poll

MOS HUMB