
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Një ngjare e rëndë është raportuar në Tiranë, ku një 18-vjeçar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, i ka shërndarë videot intime në rrjetet sociale. 18-vjeçari banues në Kosovë është arrestuar nga Policia, ndërkohë po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. G., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, si dhe ka shpërndarë në rrjete sociale, një video personale të saj.
/ZËRI
Poll