Aktualitet

Krijonte profile false denigruese dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet “Amsterdami”

I riu i njohur me nofkën “Amsterdami” gjeneronte fotografi denigruese të vajzave dhe iu kërkonte 1000 në këmbim të fshirjes së materialit.

I.F
Krijonte profile false denigruese dhe kërcënonte qytetarët,
Foto ilustruese

TIRANË- Disa persona janë vënë në pranga të Policisë së Tiranës, pasi përndiqnin vajza të reja në rrjetet sociale, kryesisht të mitura. Endri Xhaferri, 22 vjeç, ra në pranga të policisë pasi i riu krijonte rrjete virtuale të falsifikuara dhe shtantazhonte vajzat në rrjetet sociale.

I riu i njohur me nofkën “Amsterdami” gjeneronte fotografi denigruese të vajzave dhe iu kërkonte 1000 në këmbim të fshirjes së materialit.

“Finalizimi i operacionit policor të koduar “R 13” gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”, i cili nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi, gjeneralitetet dhe përshkrime denigruese të personave të dëmtuar, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve kërkonte nga personat e dëmtuar shumën prej 1000 euro”, tha policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB