
TIRANË- Sot në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, tha se disa persona janë duke u hetuar, pasi shtanazhonin vajza të mitura me video dhe foto intime. Nga presioni psikologjik një vajzë 13-vjeçe u largua nga shtëpia. Një nga personat e akuzuar për shantazh është, Fabjan Dodaj, i cili edhe pse po kryen dënimin në një burg në Francë, po bënte “kërdinë” në Shqipëri.
Fabjan Dodaj, 34 vjeç, tashmë është duke kryer dënimin e tij në Francë, pasi akuzohet për veprat penale "Vjedhje me pasoja të rënda" dhe "Komplot kriminal". Por edhe pse në një qeli kjo se pengonte atë të përndiqte online 63 vajza.
34-vjeçari, krijonte profile të rreme, duke marrë fotografi të vajzave të ndryshme dhe i denigronte në rrjetet sociale. Dhe pasi i bënte presion psikologjik, ai i shtantazhonte duke i kërkuar foto dhe video intime në kërkim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij. Shënjestra e tij, ishin kryesisht minoretet.
“Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez. Ky shtetas, nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve.
Falë hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që rezultonte se pulsonin nga ky burg, në bashkëpunim me INTERPOL TIRANA dhe autoritetet ligjzbatuese franceze është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe janë siguruar prova të mjaftueshme hetimore që implikojnë këtë shtetas në këtë veprimtari kriminale”, lajmëroi Tonin Vocaj.
Pas disa hetimeve dhe qelizave kompjuterike, efektivët lajmëruan autoritetet franceze dhe ato ushtruan kontroll në qelinë e tij, ku dhe i sekuestruan një celular. /ZËRI/