Aktualitet

Ksamil/Futet me 'Jet Ski' në zonën e pushuesve, gjobitet me 5 milion lekë gjobë drejtuesi (VIDEO)

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, pasi lëvizja e tij rrezikonte pushuesit që ndodheshin në det.

M.K.
Ksamil/Futet me 'Jet Ski' në zonën e pushuesve, gjobitet me
foto nga vendi i ngjarjes

KSAMIL- Një drejtues Jet Ski është ndëshkuar me 5 milion lekë pasi është konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit në Ksamil.


Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, pasi lëvizja e tij rrezikonte pushuesit që ndodheshin në det. Ngjarja është konstatuar gjatë kontrolleve dhe patrullimeve të policisë përgjatë vijës bregdetare, të intensifikuara gjatë sezonit veror.

Njoftim nga policia:

Ksamil/ Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit

Bllokohet edhe mjeti lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me intensitet kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Bar Bistro”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh.

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi P. S., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500 000 lekë të rinj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve.

Kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me fokus të veçantë garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e çdo shkeljeje që rrezikon jetën dhe sigurinë në det./ZËRI

Poll

MOS HUMB