Aktualitet

Ktheu stanin në “shtëpi bari”/ MOMENTI kur arrestohet Armando Ndreca, Policia e kapi në qendër të Lezhës

Pamjet e mëposhtme tregojnë sesi është vendosur në pranga i riu, i cili dyshohet se bashkë me kunatin e tij dhe një person tjetër, kishte ngritur një "serë" kanabisi, brenda pyllit në Lezhë.

k.m.
Ktheu stanin në “shtëpi bari”/ MOMENTI kur arrestohet
Armando Ndreca

LEZHË- ZËRI ka siguruar momentin e arrestimit të vëllait të deputetit të Partisë Socialiste Eduart Ndreca, Armandos. Pamjet e mëposhtme tregojnë sesi është vendosur në pranga i riu, i cili dyshohet se bashkë me kunatin e tij dhe një person tjetër, kishte ngritur një "serë" kanabisi, brenda pyllit në Lezhë. I riu duket se nuk e kishte dyshuar se Policia kishte rënë në gjurmët e tyre dhe është kapur pranë një servisi në qendër të qytetit të Lezhës, atje ku edhe banonte bashkë me familjes. 

Më pas, është dërguar në Komisiariat ku edhe mbahet i ndaluar, për të sqaruar pozitën e tij. Edhe pse Policia e cilëson si bashkëpunëtor, nuk dihet roli i tij konkret në "fermën" e kanabisit, ku ishin gati për t'u mbjellë gati 3 mijë fidanë. 

Vendi ku do të mbillej kanabisit, në Kashnjet të Lezhës, u zbulua dje nga Policiia. Një stan ishte përshtatur si serë për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithsej brenda kishte 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, pra të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer kultivimin e kanabisit./ZËRI

Poll

MOS HUMB