Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira! Parashikimi i motit për ditën e sotme, rriten temperaturat

Në zonat malore priten reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

F.I
Kthjellime dhe vranësira! Parashikimi i motit për ditën e sotme,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vendi do të dominohet nga vranësira të dendura të cilat në disa zona do të gjenerojnë reshje shiu, ku më të dukshme paraqiten në zonat Qëndrore dhe Jugore. Në zonat malore priten reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgë deri në 4 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB