Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit! GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit, Safet Bajri: Nëse do ishte për të ikur, s’do më kapnit kurrë

Tahiraj deklaroi se gjatë seancës gjyqësore Safet Bajri, të cilit iu caktua masa arrest me burg, ka deklaruar se është paraqitur vetë ditën kur iu vendosvn prangat dhe se është i hapur për hetim.

F.I
Vrasja e Fatbardh Licit! GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit, Safet
Astmer Bilai, Behar Bajri dhe Safet Bajri

TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua seanca ndaj Safet Bajrit për t’u njohur me masën “arrest me burg”. Para trupës gjykuese përveç tij, ishte edhe i kushëriri Behar Bajri dhe miku i tyre Astmer Bilali. Këta dy të fundit ndodhen në burg nga korriku i vitit 2023 në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin.

Avokati Sokol Tahiraj deklaroi se gjatë seancës gjyqësore Safet Bajri, të cilit iu caktua masa arrest me burg, ka deklaruar se është paraqitur vetë ditën kur iu vendosn prangat dhe se është i hapur për hetim. 

Avokati: Safeti e bëri të qartë që jam paraqitur vetë, jam i hapur me hetimin, sa herë më kanë ardhur për kontroll banese jam treguar i hapur me hetimin, nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë, edhe vetë jam prapë këtu sepse dua të përballem me hetimin, jam i hapur me hetimin. Është paraqitur vetë.

Lidhur me analizën e AND-së

Avokati: E ka mohuar akuzën. Nuk ka prova të reja, është akuzë për të cilën kanë nisur hetimet më parë. Nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet, atë e di prokuroria. Janë prova që nis shqyrtimi nga prokurorë të ndryshëm, nuk është provë ajo. Safet Bajri u paraqit vetë në Polici, nuk u arrestua. Jam i hapur me hetimin. Nuk është si e raportuan mediat arrestuar, ai është paraqitur vetë, është e provuar. Safet Bajri e ka dhënë analizën e ADN sa herë është shoqëruar.

Cila ishte prova e paraqitur?

Avokati: Nuk është provë e re.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se Safet Bajri në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin vranë Fatbardh Licin. 

Për të tre rëndojnë veprat penale:"vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin, për të cilin 'fajësoi', Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.

Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip "Mercedez Benz" duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave./ZËRI

Poll

MOS HUMB