
TIRANË- Dhjetori fillon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit. Në veri-jug do të ketë shira të dobët dhe lokalë. Gjithsesi nuk përjashtohen edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
Orët e pasdites dhe në vijim do të kenë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër duke bërë që nata vonë të sjellë rrebeshe të përkohëshme shiu si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë./Zëri.ai/