Aktualitet

EMRAT/ Përzgjidhen katër kandidatë për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së

Për shkak se asnjë prej kandidatëve nuk arriti të marrë numrin e votave të nevojshme, procedura vijoi me përzgjedhjen me short, nga ku u përzgjodhën e Erind Mërkuri dhe Albenc Tabaku për KLGJ-në; si dhe Artan Reçi dhe Bledar Bajri për KLP-në.

E.K
EMRAT/ Përzgjidhen katër kandidatë për anëtarë
Pamje nga mbledhja

TIRABË- Zgjidhen katër anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Përzgjedhja e tyre u bë këtë të mërkurë në mbledhjen e nënkomisionit “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve”.

Gjatë fjalës së saj në nisje të mbledhjes, kryetarja e nënkomisionit, Klotilda Busha shpjegoi procedurën që duhet ndjekur për vijimin e procedurës së vakancave të shpallura për KLGJ dhe KLP, për shkak se lista e parë e kandidatëve të dal nga shorti i datës 13.6.2024 nuk arriti të merrte shumicën e votave të kërkuara në seancë plenare.

Pas diskutimeve, lista e kandidatëve që u hodh për votim ishte për KLGJ: Eris Hysi, Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola, ndërsa për KLP ishin: Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.

Për shkak se asnjë prej kandidatëve nuk arriti të marrë numrin e votave të nevojshme, procedura vijoi me përzgjedhjen me short, nga ku u përzgjodhën e Erind Mërkuri dhe Albenc Tabaku për KLGJ-në; si dhe Artan Reçi dhe Bledar Bajri për KLP-në.

Pas kësaj procedure, tashmë emrat do ti kalojën Kuvendit, i cili do i shqyrtojë në seancë plenare./ZËRI

Poll

MOS HUMB