Aktualitet

Kush do ta zëvendësojë Altin Dumanin?! KLP hap garën për kreun e ri të SPAK

KLP bën me dije se më 17 shtator 10:00 do të shpallë garën për kreun e ri të SPAK-ut, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

zh.ll
Kush do ta zëvendësojë Altin Dumanin?! KLP hap garën
altin dumani-spak

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). KLP bën me dije se më 17 shtator 10:00 do të shpallë garën për kreun e ri të SPAK-ut, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 16 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022.

Njoftimi i plotë:

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.
Të tjera (pyetje/diskutime)

Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Poll

MOS HUMB