Aktualitet

Grabitet me dhunë çifti i të moshuarve në Finiq, iu marrin 2 mijë euro

Autorët dyshohet se kanë marrë rreth 2 mijë euro nga banesa e të moshuarve, ndaj të cilëve është ushtruar dhunë

E.K
Grabitet me dhunë çifti i të moshuarve në Finiq, iu marrin
Foto ilustruese

FINIQ- Grabiten dhe dhunohen në banesë dy të moshuar në Finiq. Rreth orës 01:00 pas mesnate, në fshatin “Lefter Talo”, dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e bashkëshortëve Spiro dhe Dhespo Kalivioti, të moshës 78 dhe 79 vjeç.

Autorët kanë arritur të marrin një shumë parash prej 2 milionë lekë të vjetra (2 mijë euro), ndërsa gjatë kryerjes së grabitjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj çiftit të moshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Poll

MOS HUMB