Aktualitet

Nga Shkodra në "mbretin" e Ekuadorit/ Kush është Dritan Gjika, lidhjet me familjen e presidentit

Pavarësisht se Gjika kishte arritur të ruante një rekord të pastër kriminal në Ekuador, që nga momenti që kishte shkuar atje, bosi i krimit, kishte ngjallur dyshime me mënyrën si operonte bizneset e tij.

f.t
Nga Shkodra në "mbretin" e Ekuadorit/ Kush është Dritan
DRITAN GJIKA

SPANJË- Dritan Gjika, 48 vjeç, është personi, i cili akuzohet për drejtimin e  një bande kriminale që trafikonte drogë midis Ekuadorit dhe Evropës. Dritan Gjika u arrestua pas një megaoperacioni të zhvilluar në Ekuador dhe Spanjë në  57 vende te ndryshme për të goditur një grup kriminal shqiptar të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Dritan Gjika, i cili u vendos në Ekuador në 2009-n, ishte në mesin e 18 anëtarëve të kartelit që u arrestuan në vendin e Amerikës së Jugut.

Mediat vendase raportuan se veëm pas dy vite e gjysmë hetime, autoritetet arritën të godasin organizatën e drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika nga Shkodra. Autoritetet thanë se operacioni kriminal synonte të importonte të paktën 3.2 ton në portet e Spanjës të fshehur mes bananeve, duke përfituar nga pozicioni i Ekuadorit si eksportuesi numër një në botë i frutave.

Lidhja e Dritan Gjikës me familjen e ish-presidentit 

Gjika kishte lidhje të dyshimta biznesi me Ruben Cherres, shoku i kunatit të ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso, i cili u largua nga kjo detyrë pas akuzave për korrupsion. Trupi i Ruben Cherres u gjet me shenja torture në Santa Elena, në brigjet ekuadoriane. Ai ishte po ashtu dëshmitar kyç, i gatshëm për të folur për një rrjet biznesesh të dyshuara se përdoreshin për të fshehur paratë e drogës, disa prej të cilave dyshohet se shkonin deri lart, në zyrën e Lasso.

Cherres dhe Gjika themeluan 13 kompani, shumica prej tyre ndërtimi dhe pasurish të paluajtshme, 8 prej të cilave u krijuan në një ditë të vetme. Këto firma janë vëzhguar nga Mbikëqyrja e Kompanive për mosrespektim të rregulloreve kundër pastrimit të parave. Asnjë nuk kompanitë nuk ka paguar taksa. Dhe Cherres ka një pagesë maksimale prej 142 dollarësh për sigurime gjatë gjithë jetës së tij.

Gjëja e dyshimtë e kompanive të krijuara njëkohësisht është se ato kanë një gamë të gjerë objektesh sociale, duke filluar nga prodhimi i mishit, përmes turizmit dhe promovimit të shfaqjeve, sipas dokumenteve që dalin në hetimin e kryer nga zyra e asambleistit Ricardo Vanegas.

Nga Shkodra në "mbretin" e Ekuadorit/ Kush është Dritan
KOMPANI

Ndryshe nga Cherres dhe ato 13 kompani, Gjika bën pagesa rekord taksash. Viti i tij më i madh i bumit ishte 2021 kur pagoi 15,342,62 dollarë dhe dërgoi 3,729,38 dollarë jashtë vendit. Por një vit më vonë, financat e tij ranë: ai deklaroi 0 dollarë fitim. Pavarësisht se nuk pagoi taksa në vitin 2022, ai dërgoi 1,805,10 dollarë jashtë vendit. Shqiptari është një biznesmen privat: ka nxjerrë jashtë vendit më shumë para se sa ka deklaruar. Në vitin 2020, ai pagoi 503 dollarë taksa dhe mori 1,367,80 dollarë. Në vitin 2018, ai deklaroi 0 dollarë dhe dërgoi 237,25 dollarë. 

GJika ka një kartë identiteti ekuadoriane që nga viti 2013, e regjistruar në Guayaquil, ku dhe banon. Por para se të interesohej për themelimin e kompanive të ndërtimit, Gjika u fokusua tek eksportuesit e bananeve.

Në vitin 2014 Gjika filloi aktivitetin e tij të biznesit. Një nga aktivitetet e tij të para në Ekuador ishte blerja e aksioneve në "Cresmark", një eksportues i të gjitha llojeve të produkteve bujqësore, por i fokusuar tek bananet. Në atë firmë, aksioner ishte edhe shqiptari Erjon Spahiu, i cili ia shiti Gjikës aksionet e tij në kompani më 28 janar 2022. 

Nga Shkodra në "mbretin" e Ekuadorit/ Kush është Dritan
KOMPANIA

Vazhdimi përfundoi në çështjen León de Troya, e cila përfshin Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Lasso, i cili dyshohet se menaxhonte poste publike.

Si funksiononte grupi kriminal?

Pavarësisht se Gjika kishte arritur të ruante një rekord të pastër kriminal në Ekuador, që nga momenti që kishte shkuar atje, bosi i krimit, kishte ngjallur dyshime me mënyrën si operonte bizneset e tij. Hetimi zbuloi pozicionin e tij në krye të prodhimit dhe logjistikës në Amerikën e Jugut, duke mbikëqyrur jo vetëm prodhimin, por edhe ekipet që dorëzonin kokainën në portet ekuadoriane.

Sipas hetimeve, kjo organizatë kriminale porosiste kokainë nga laboratorët e prodhimit të kokainës në Kolumbi dhe koordinonte shitjen në Evropë. Grupi përdorte 6 kompani në Ekuador dhe 4 në Spanjë për të fshehur drogën, mes ngarkesave me banane. Droga mbërriti nga Kolumbia në Ekuador, ku kontaminoi kontejnerët e bananeve për t’u dërguar në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri. Kjo organizatë përdorte persona fizikë dhe juridikë për blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme dhe pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

Operacioni po ashtu bëri që autoritetet në Spanjë të sekuestronin një numër vilash luksoze dhe pronash me vlerë 13 milionë Euro. Pronat luksoze që gjenden nëpër Marabella dhe Costa de Sol, prej kohësh kanë qenë mënyra kryesore për të pastruar paratë që burojnë nga droga.  

Sipas autoriteteve ekuadoriane, bashkëpunimi kompleks kriminal, përfshinte transportimin e kokainës së rritur dhe kultivuar në Valle del Cauca në Kolumbi në portin e Guayaquil të Ekuadorit. Nga aty fshihej mirë në mesin e ngarkesave me banane dhe futej në anijet e mallrave të destinuara për portin e Malaga dhe në vende të tjera kyçe hyrëse në Europë.

Përveç anës logjistike, karteli ishte gjithashtu i përfshirë në pastrimin e parave që buronin nga droga, që besohet se shkonte deri në 32 milionë euro, në rajon. I pamjaftuar me lëvizjen e sasive të mëdha të kokainës, karteli kishte po ashtu një rrjet të gjerë biznesesh dhe kompanish të krijuara për të fshehur paratë./ZËRI

Poll

MOS HUMB