
ZVICËR- Në kantonin e Remontit të Zvicrës janë arrestuar tre persona për kontrabandë droge. Nga të prangosurit, 2 mësohet se janë shqiptarë.
Ata janë tashmë në paraburgim, për zbulimin e gjysmë ton drogë në fabrikën Nespresso, raporton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe, Le Canton27ch, duke iu referuar burimeve të policisë vendase.
Prokuroria zvicerane ka arritur të bëjë identifikimin e plotë të dy shqiptarëve. Dy shqiptarët mësohet se jetonin në veriun e Italisë. Kur u prangosën, ata janë panikosur. Njëri prej tyre është ekstraduar tashmë për në Zvicër.
Zbulimi i pazakontë u raportua gjerësisht në mediat vendase. U sekuestruan plot 500 kg pluhur të bardhë, fshehur në një enë me kafe, që arriti nga Brazili nëpërmjet Antuerpit.
Një nga shqiptarët e arrestuar është Mario Marashi, 33 vjeç, banues prej shumë vitesh në Busto Arsizio dhe mban nënshtetësi italiane. Pikërisht Marashi është ekstraduar në Zvicër. /ZËRI/