Aktualitet

Kush është Lefteri? Garancia për serat me kanabis në Berat: Është me ne, mos e vrit mendjen

Në bisedat e kultivuesve të kanabisit, Lefteri lihet të kuptohet se është një person me ndikim në zonë

E.K
Kush është Lefteri? Garancia për serat me kanabis në Berat:
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulimi i serave me kanabis në Berat, ka nxjerë në pah përfshirjen në aktivitet kriminal të dhjetra personave, që ishin pjesë e zinxhirit të kultivimit të lëndëve narkotike. Zbulimi i serave është bërë në Nëntor të vitit 2022, ndërsa në përgjimet që janë pjesë e dosjes së SPAK, përmendet edhe një person me emrin Lefter, që ka qenë në dijeni të aktivitetit kriminal, e madje ka shërbyer si garanci për mosdekonspirimin e trafikantë.

Në bisedat e dy personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, njëri prej tyre shprehte shqetësimin që Lefteri ishte në dijeni të aktivitetit të tyre, dhe tjetri e ftonte që të mos shqetësohej, pasi Lefteri ishte në anën e tyre.

Në komunikimet në "Whatsapp" më datën 2 shtator të viti 2022, Hamdi Dyli i shpreh shqetësim Arben Vrapit, duke i folur për një person të quajtur "Lefter", që mesa duket i kishte pikasur në aktivitetin e tyre.

"O vlla po më thoshte Lefteri ca muhabete dhe i thash çne unë me këto gjëra... për të ditur e di po nga e mori vesh,"-i shkruante ai, ndërsa tjetri iu përgjigj: E di për mua...Po s'ka problem mos e vrit mendjen...Ai me ne është. Por vëlla thuaj atyre nga hoxhenjt mos të flasin shumë se i kanë q... nënën me të folur. Por nuk komunikonin vetëm në "Whatsapp", pasi një tjetër platformë të besuar duket se kishin edhe “Sigal”, ku i kishin vendosur vetes nofkat: “Flaka OTR”, “daja”, “ rrushi “, “samo” “TBA”, “Sadii” , “ Sxx”. Në këtë rrjet bisedojnë lirshëm për punën, por sigurisht pa e përmendur me emër. 

“Terezi e kena vu, 2 rrugë 300 arka, i musha unë, kur i qëndrojmë te koka punës shkon çdo gjë në rregull”- janë disa nga bisedat që kanë komunikuar anëtarët e grupit.

Personat në fjalë janë arrestuar pak ditë më parë me urdhër të SPAK dhe u lanë nën masën e arrestit me burg.

Bëhet fjalë për: Lulëzim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi dhe Adiol Çifliku, ndërsa në kërkim janë 3 persona të tjerë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, këta persona dy vite më parë, morën me qira disa parcela toke në fshatin Rërëz të Beratit, ku ngritën katër sera me kanabis.

Më pas  instaluan edhe linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të pajisjeve elektrike, për kultivim kanabisi. Nga hetimet ka rezultuar se në sera kishin krijuar edhe fjetore me 81 dyshekë me ajër

Nga i gjithë grupi, Sadetin Hasaj ishte personi më aktiv në këtë aktivitet, ku më pas orientonte edhe shokët e tij, për ti dërguar ushqime, veshje, cigare, por kujdesej që edhe 95 gratë që kishin marrë në punë për të punuar në sera, të mos u mungonte asgjë. Bashkë më miqtë e tij, këta persona dy vite më parë, morën me qira disa parcela toke në fshatin Rërëz të Beratit, ku ngritën 4 sera ku kultivionin kanabis.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB