
TIRANË- 5 armë dhe 3 mina të lidhura me aparate celulare janë kapur në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Në pranga janë vënë Ervin Turtulli, 45 vjeç dhe Elorjan Tanka, 44 vjeç. Tanka ishte në kërkim prej kohësh në kuadër të operacionit "Tempulli 2", por në momentin që u lokalizua nga Policia, ndërsa ishte i shoqëruar me Turtullin. Ky i fundit sapo ka parë Policinë është larguar me vrap, por është vendosur menjëherë në pranga. Aksioni ka nisur pasi Policia e Shtetit kishte mësuar nëpërmjet burimeve se një person mbante armë zjarri dhe mina të telekomanduara në banesë.
Kështu që gjatë një kontrolli në banesën e 45-vjeçarit E.T., Policia gjeti 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), kokainë, kanabis dhe municione. Gjatë një kontrolli tjetër në një garazh në rrugën “Besim Alla”, janë gjetur: 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare. Në kërkim është shpallur A. M., i cili do t'i shiste minat te grupe kriminale. Por ende nuk dihet se për kë ishte "porosia" që ishte bërë gati.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare "Tempulli 2" dhe "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "All in".
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Trafiqet e Paligjshme, të DVP Tiranë.
Gjatë operacionit:
U kap një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Tempulli 2";
U godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve;
U godit një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike;
U godit një rast i mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat dyshohet se do të shiteshin te grupet kriminale.
Sekuestrohen 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kapdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura mr mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak. Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit "Tempulli 2", dhe po punohet për arrestimin e një shtetasi tjetër. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe "Sundimi i ligjit", për një shtetas në kërkim dhe një tjetër që posedonte armë zjarri dhe sende të kundraligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "All in".
Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi E. T., 44 vjeç, i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit "Tempulli 2", dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak. Gjithashtu, në kuadër të operacionit "All in", Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një garazh në rrugën "Besim Alla". Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare. Në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. M., dhe nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas do ti shiste minat te grupe kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI