
DURRËS- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Durrës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, ku një 20-vjeçar (këmbësor) është përplasur për vdekje nga një automjet. Shoferi i automjetit me iniciale L. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Durrës.
“Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ZËRI