Aktualitet

Shmanget tragjedia në Shijak/ "Shënjestrohet" pronari i biznesit, plumbin e "ha" aksidentalisht i riu

Personi që qëlloi është identifikuar me emrin Arbër Hoxha 30 vjeç i cili është vënë në kërkim nga policia.

a.l
Shmanget tragjedia në Shijak/ "Shënjestrohet" pronari i
Foto ilustruese

DURRËS- E premtja e kësaj jave nuk ka nisur e qetë. Të shtëna me armë zjarri kanë ngritur sërish në këmbë autoritetet dhe këtë herë në Durrës. ZËRI raportoi gjatë ditës një ngjarje që tronditi qytetin bregdetar, ku mbeti i plagosur një i ri, por të tjera detaje kanë dalë në ditë. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Enidor Dedja i cili aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. 

I riu ndodhej në kohën dhe vendin e gabuar, kur pranë një biznesi në Shijak ka kërcitur arma dhe ai ka mbetur i plagosur në këmbë. Personi që qëlloi është identifikuar me emrin Arbër Hoxha 30 vjeç i cili është vënë në kërkim nga Policia. Burime për ZËRIN bëjnë me dije se Dedja nuk ka qenë shënjestër i sulmit, dhe se plumbi e ka kapur atë aksidentalisht për shkak se ndodhej afër biznesit në momentin që autori Arbër Hoxha po debatonte me pronarët e biznesit.

Ky i fundit, një natë më parë ka debatuar me një nga dy vëllezërit Domi, pronarë të biznesit dhe sot kishte shkuar për t’u sqaruar me armë. Të dyja palët kanë qëlluar me armë. Nuk dihet ende motivi i konfliktit, por paraprakisht dyshohet se ka nisur mes njërit prej pronarëve të subjektit dhe autorit të dyshuar për ngacmimin e një vajze. Këtë të premte palët kanë vendosur të takohen “për t’u sqaruar”, por janë përfshirë në një sherr fizik dhe shkëmbim zjarri gjatë të cilit mbeti i plagosur 36-vjeçari Dedja që është jashtë rrezikut për jetën.

Të shtënat me armë siç shihet edhe nga pamjet më poshtë, kanë bërë shoshë xhamin e biznesit. Plumbave nuk i ka shpëtuar as një urban i cili gjendej i parkuar pranë zonës, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. 

Shmanget tragjedia në Shijak/ "Shënjestrohet" pronari i
Urbani

Policia dhe grupi i ekspertëve të kriminalistë kanë ‘zbarkuar’ në vendngjarje për të grumbulluar provat e nevojshme për hetimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB