Aktualitet

Aksion 'blic' në Vlorë, kush kërkohet?

Ende nuk ka një raportim për ndalime apo arrestime.

F.m
Aksion 'blic' në Vlorë, kush kërkohet?
Policia e Shtetit

VLORË- Policia e Vlorës ka nisur një aksion 'blic' në qytetin bregdetar. Paraprakisht raportohet se po ushtrohet kontroll në makinat luksoze për sende të paligjshme. Ende nuk ka një raportim për ndalime apo arrestime. Ky aksion vjen një ditë pas ekzekutimit të ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja. Nuk dihet nëse autoritetet kanë rënë në gjurmët e ndonjë prej autorëve dhe kanë nisur aksionin.

Një prej atentatorëve dyshohet se është Eljon Hato, i njohur si ushtari i Ervis Martinajt që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022.

Pas atentatit, forcat RENEA zhvilluan një aksion në Sauk, pasi kishin rënë në gjurmët e Hatos, por aty gjetën vetëm makinën që përdorej prej tij, e cila rezulton në emër të Emiljano Ninos, kushëririt të Martinajt që ndodhet në burg. Gjithashtu, mjeti në fjalë, brenda të cilit u gjetën dy armë zjarri, bllokues vallësh dhe municione, përdorej nga 37-vjeçari Olsi Gjoni.

Poll

MOS HUMB