
TIRANË- Majlinda Dehima, edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat “Stinët”, është shoqëruar në ambientet e Policisë, gjashtë ditë pas ngjarjes së rëndë. Vetëm një ditë pas denoncimit në emisionin “Stop”, dhe pas reagimit të Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit ka marrë vendimin të shoqërojë në komisariat Dehimën.
Ajo pritet të merret në pyetje në lidhje me dhunën e ushtruar mbi 3-vjeçaren, gjë që solli dhe thyerjen e këmbës së të voglës. Ngjarja ka ndodhur që në datën 1 nëntor, por vetëm një ditë më parë u bë publik si rast.
Zëri.ai ishte mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të kopshtit “Stinët” që gjendet në zonën e Ali Demit, ku konstatuam se aktiviteti vijonte normalisht, por pranë godinës kishte disa punonjës policie./Zëri.ai