Aktualitet

Vrau me thikë gruan dy vite më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ramis Micin

Elezi humbi jetën në vend pasi u godit disa herë me thikë, në banesën e marrë me qera në lagjen 'Skëndërbeu'.

a.l
Vrau me thikë gruan dy vite më parë në Elbasan, Apeli
Ramis Mici dhe Jetlira Elezi

ELBASAN- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për dënimin me burg për jetë të Ramis Micit, i vili vrau me thikë, në korrik të 2022, bashkëjetueses së tij Jetlira Elezin. Gjykata e Elbasanit e dënoi me burgim të përjetshëm duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së 30 korrikut 2022. Të dy kishin qenë të martuar më herët me partner të ndryshëm dhe kishin fëmijë. Elezi humbi jetën në vend pasi u godit disa herë me thikë, në banesën e marrë me qera në lagjen 'Skëndërbeu'. Pak ditë para ngjarjes së rëndë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit./ZËRI

Poll

MOS HUMB