Aktualitet

Shqipëria pa ambasador! Kur pritet rikonfirmimi i David Kostelancik në krye të ambasadës së SHBA

Seanca do t’i hapë rrugë zyrtarisht emërimit të tij ambasador i SHBA në Shqipëri.

f.t
Shqipëria pa ambasador! Kur pritet rikonfirmimi i David Kostelancik në
David Kostelancik

SHBA-Në 16 Prill pritet rikonfirmimi i David Kostelancik në krye të ambasadës së SHBA-së në Tiranë pas dëgjesës që do të mbahet në Senatin Amerikan. Kjo seancë do t’i hapë rrugë zyrtarisht emërimit të tij ambasador i SHBA në Shqipëri.

Në fillim të vitit 2024 Senati në SHBA nuk e miratoi emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, për shkak të tejkalimit të afateve. Duke qenë se kandidatura e tij nuk u miratua nga Senati, procedura parashikonte se presidenti i SHBA-së Biden mund të çonte sërish të njëjtin emër ose emër tjetër për të marrë miratimin e senatit si ambasador amerikan në Tiranë. Më vonë presidenti amerikan Joe Biden ripropozoi David Kostelancik, si ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, dhe më 28 Prill 2023 mori konfirmimin edhe nga Senati.

Në prezantimin e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në 30 Mars, ai shpalosi si prioritet të punës së tij në Tiranë forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Një tjetër çështje ku tha se do të fokusohet është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si pjesë të strategjisë së shpallur nga Presidenti Biden. Si pikë e tretë ku tha se do të mbështesë punën e tij është forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

David Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Gjeneralit Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë. Kostelancik ka shërbyer edhe më parë në Shqipëri në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e re të SHBA-së në Tiranë. Para emërimit të tij si ambasador, ai shërbeu si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtabit, Gjeneral Mark Milley. Detyra të tjera ku Kostelancik është përfshirë janë Misioni i SHBA në OSBE dhe Misioni i SHBA në NATO, duke u fokusuar dhe në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Turqi./ZËRI

Poll

MOS HUMB