Aktualitet

Braktiset BELERI/ Bala në krye të Bashkisë Himarë, kush janë ‘tradhtarët’ nga opozita

Vetëm 4 nga këshilltarët e pranishëm në mbledhje votuan kundër drejtimit të Bashkisë nga Blerina Bala

E.K
Braktiset BELERI/ Bala në krye të Bashkisë Himarë, kush
Mbledhja e keshillit

HIMARË- Pavarësisht tensioneve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, kandidatja Blerina Bala, e cila u komandua në postin e kryetares, ia doli që të merrte mbështetje dhe nga përfaqësuesit e opozitës. Gjashtë anëtarë të partive opozitare në Këshillin Bashkiak të Himarës votuan pro komandimit të Blerina Balës në krye të bashkisë Himarë, edhe pse mbledhja u shoqëra me tensione të shumta nga mbështetësit e Belerit. Mësohet se këshilltarët që kanë votuar pro komandimit të Balës, në krye të Bashkisë së Himarës janë: Qirjako Mërkuri nga LZHK, Maks Vlashi nga Mega, Fuat Mati nga Rithemelimi, Aleks Llazari nga PD, Timoleo Gërdhuqi nga Partia e Lirisë dhe Milto Nika nga PSD.

Pra një qëndrim i tillë tregon se pavarësisht se në "bazë" vazhdon mbështetja fasadë ndaj Fredi Belerit, në Himarë të zgjedhurit nga koalicioni "Bashkë Fitojmë' kanë vendosur që të bashkojnë votat me socialistët.

Vetëm 4 nga këshilltarët e pranishëm në mbledhje votuan kundër drejtimit të Bashkisë nga Blerina Bala. Mbledhja e sotme u parapri nga tensione të shumta, ndërsa disa qytetarë u përplasën me prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo, të cilin e pështynë dhe në fytyrë.

Kryetari i përkohshëm pritet të qëndrojë në post deri në zgjedhjet e reja vendore në bashkinë e Himarës pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili akuzohet për tjetërsim pronash. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet e reja në Himarë do të mbahen vetëm pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm të japë vendimin final për Fredi Belerin./ZËRI

Poll

MOS HUMB