Aktualitet

A do dalë nga shtëpia? Berisha kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’ në Kushtetuese

Në tetor të vitit të shkuar, SPAK caktoi ndaj kreut të Partisë Demokratike masën "detyrim paraqitje", por duke qenë se kjo masë nuk u respektua nga Berisha, hetuesit kërkuan ashpërsimin e masës, duke e lënë liderin e opozitës në "arrest shtëpie".

M.M
A do dalë nga shtëpia? Berisha kërkon shfuqizimin e masës
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimimin e kryedemokrati Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës së parë të sigurisë të vendosur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në tetor të vitit të shkuar, SPAK caktoi ndaj kreut të Partisë Demokratike masën "detyrim paraqitje", por duke qenë se kjo masë nuk u respektua nga Berisha, hetuesit kërkuan ashpërsimin e masës, duke e lënë liderin e opozitës në "arrest shtëpie". Berisha ndodhet nën arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023 për shkak se akuzohet zyrtarisht për dosjen "Partizani". Edhe pse Berisha ka ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit për heqjen e masës së sigurisë, tashmë dosja ka kaluar edhe në Gjykatë Kushtetuese.

A do dalë nga shtëpia? Berisha kërkon shfuqizimin e masës

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë,”-ishte kërkesa e Sali Berishës.

Berisha pretendon se SPAK ka shkelur ligjin, pasi edhe për masën detyrim paraqitjeje që ai nuk e zbatoi në muajin Tetor 2023, duhet t’i drejtohej Kuvendit për miratim për shkak se po i pengohet ushtrimi i detyrës si deputet. Një vit më pas, SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv. Ngritja e akuzës nga SPAK mund të favorizojë lirimin e Berishës nga "arresti i shtëpisë" për shkak se një nga arsyet përse u "mbyll" në banesë kryedemokrati, ishte për të ndaluar ndërhyrjen e mundshme tek dëshmitarët. Duke qenë se tani, dosja do të dërgohet për gjykim, Kushtetuesja mund të vendosë për lirimin e Berishës./ZËRI

Poll

MOS HUMB