Aktualitet

Grushta mes gjimnazistëve, përfundojnë në Komisariat

Pas shoqërimit të të miturëve, në Polici janë thirrur edhe prindërit e tyre, për shkak të moshës së fëmijëve.

k.m.
Grushta mes gjimnazistëve, përfundojnë në Komisariat
Foto ilustruese

TIRANË- Sherr mes adoleshentëve të dy gjimnazeve. Pasditen e sotme, rreth orës 18.25, Policia e Shtetit është njoftuar për një përplasje me grushta mes disa të miturëve. E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit "Qemal Stafa". Burime për ZËRI bëjnë me dije se përplasja ka nisur mes disa adoleshentëve të gjimnazit.

Për të ndërhyrë, në terren kanë shkuar efektivët e forcave "Shqiponja", të cilët kanë shoqëruar në Komisariat, dy 16-vjeçarë. Pas shoqërimit të të miturëve, në Polici janë thirrur edhe prindërit e tyre, për shkak të moshës së fëmijëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2024, rreth orës 18:25, në Rrugën e Durrësit, 2 shtetas 16 vjeç, janë konfliktuar me grushte, me dy bashkëmoshatarë të tyre. Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Lidhur me rastin, Policia ka dhënë detajet e para, por ende nuk dihet motivi i përplasjes mes të rinjëve, që deri më tani, fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar./ZËRI

Poll

MOS HUMB