Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, shoqërohet në Komisariat 32-vjeçari

Policia bën me dije se lidhur me ngjarjen, në Komisariatin e Shkodrës ka përfunduar një 32-vjeçar, i identifikuar me inicialet J.M., i cili ka qëlluar ndaj disa personave të tjerë.

k.m.
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës,
Foto ilustruese

SHKODËR- Një përplasje me armë zjarri është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Melgushë të Shkodrës. Pas një konflikti për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri, por deri më tani nuk dihen detaje të tjera. Policia bën me dije se lidhur me ngjarjen, në Komisariatin e Shkodrës ka përfunduar një 32-vjeçar, i identifikuar me inicialet J.M., i cili ka qëlluar ndaj disa personave të tjerë. 'Blutë' e Shkodrës kanë nisur që të punojnë për zbardhjen e konfliktit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 04:15, në fshatin Melgushë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shtetasi J. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë zjarri dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Poll

MOS HUMB