
TIRANË- Një 52-vjeçar i identifikuar me inicialet A.L është arrestuar këtë të enjte pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij. Pas sherrit ai ka shkatërruar dhe disa orendi në shtëpi. Po në Tiranë, bën me dije Policia, është arrestuar një 53-vjeçar pasi ka rrahur djalin.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. L., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar disa orendi, në banesën e tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij./ZËRI