Aktualitet

Lala zbulon detaje nga incidenti i Fierit: Hetimi është shtrirë në disa qytete, bëhet fjalë për një politikan të rëndësishëm…

Lala tha se bëhet fjalë për një hetim shumë të rëndësishëm që është duke u shtrirë në disa qytete njëherazi.

Redaksia Zëri
Lala zbulon detaje nga incidenti i Fierit: Hetimi është shtrirë
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka folur në emisionin “Open”, ka zbuluar detaje nga hetimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit në Fier, ku ndodhi përplasja mes hetuesve dhe nipërve të ish-kryebashkiakut Agron Kapllanaj. Lala tha se bëhet fjalë për një hetim shumë të rëndësishëm që është duke u shtrirë në disa qytete njëherazi.

“Mund të përfshijë krim të organizuar, politikë, ngjarje të rënda, nga ana tjetër mund të prekë dhe zgjedhjet. Përfshihet dhe një politikan i rëndësishëm. Por kjo ngjarje mund të ketë minuar deri diku ndjekjen e personazheve, pasi humbet elementi i befasisë. Pasi unë shkoj e bëj kontroll pasi dyshoj se mund të gjej prova që mund ti shërbejnë hetimit”, tha Lala./News24

Poll

MOS HUMB