Aktualitet

Larje hesapesh? Qëllohet me plumb në këmbë shqiptari në Itali

Një shqiptar, 47 vjeç, i njohur për karabinierët, u qëllua me plumb në këmbë në Santerno të Italisë. Karabinierët dyshojnë për një krim për larje hesapesh.

D.XH
Larje hesapesh? Qëllohet me plumb në këmbë shqiptari në
Santerno

SANTERNO – Një shqiptar 47-vjeçar u qëllua me plumb në këmbë nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Santerno të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja është zhvilluar në pak minuta dhe nuk ka pasur dëshmitarë. Dyshohet se plagosja ka lidhje me hesape të vjetra mes të plagosurit dhe autorit. Karabinierët kanë shoqëruar disa persona të dyshuar deri tani.

I plagosuri është i njohur për karabinierët. Pasi iu nënshtrua një operacioni, shqiptari është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të natës së djeshme. Burri ka qenë duke pirë kafe në lokal, kur është qëlluar.

47-vjeçari shqiptar konsiderohej nga komuniteti si një person i qetë. Policia po punon për të mësuar arsyet se përse autori qëlloi në drejtim të shqiptarët dhe nëse kishte qëllim ta vriste apo thjesht ishte një mesazh për të plagosurin. Karabinierët sekuestruan edhe kamerat në zonë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB