Aktualitet

Lezhë, u kërkonin para biznesmenëve duke i shkruar në 'Signal' si zyrtarë vendorë, 2 në pranga

Domi dhe Sallaku në baskëpunim me Kutin, i cili ndodhet në Itali, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.

k.m

Lezhë, u kërkonin para biznesmenëve duke i shkruar në

LEZHË- Mashtronin shtetas të ndryshëm, nëpërmjet një aplikacioni, duke komunikuar me ta, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore, 2 në pranga,1 në kërkim. Në pranga janë vendosur Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku, në kërkim Shefik Kurti.

Skema e mashtrimit

Domi dhe Sallaku në baskëpunim me Kutin, i cili ndodhet në Itali, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Ngjarja ka ndodhur në 14.07.2024. Tre ditë më vonë ata kanë tentuar të mashtrojnë një tjetër bizesmen në Tiranë, po me të njëjtën skemë. Shuma që do të përfitonin ishte 20 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin marrë një shumë parash me anë të mashtrimit nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Imposter”, u ndaluan shtetasit:   

Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak. 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Shefik Kurti 63 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti  më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.  

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB