Aktualitet

I riu dhunon policin në Tiranë, zbardhet ngjarja

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në rrugën "Gjin Bue Shpata".

E.K
I riu dhunon policin në Tiranë, zbardhet ngjarja
Foto ilustruese

TIRANË-Një i ri nga Lezha, i identifikuar me inicialet A.R është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie. 

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në rrugën "Gjin Bue Shpata". Siç bën me dije Policia përmes një njoftimi për mediat, 29-vjeçari ka qenë duke u konfliktuar me një vajzë. Në momentin që ka ndërhyrë polici, ai e ka goditur këtë të fundit. 

Vijojnë hetimet. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË:

D. Gj., 29 vjeç, banues në Lezhë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Gjin Bue Shpata”, shtetasi A. R. është konfliktuar me një shtetase dhe gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasi D. Gj. ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB