Aktualitet

Ligji i ri për Policinë e Shtetit/ Zbardhet drafti, kryepolici me konkurs dhe mandat

Drejtori i Përgjithshëm, zv.Drejtori, Drejtorët e Departamenteve dhe Oficerët e Kontetateve nuk do të jenë të përjetshëm në postet e tyre por me mandat që nis nga 3 në maksimumi 5 vite.

f.t
Ligji i ri për Policinë e Shtetit/ Zbardhet drafti, kryepolici me
Taulant Balla

TIRANË-Drejtuesit e Policisë së Shtetit do të përzgjidhen me konkurs dhe nuk do të jetë të përjetshëm në postet e tyre. Është ky kushti i vendosur nga Ministri Taulant Balla në ligjin e ri që ai ka propozuar për Uniformat Blu. Rikthimi i Muhamet Rrumbullakut në Krye të Policisë së Shtetit edhe pse iku nga Policia për të drejtuar disa vite Mbikëqyrjen Policore, do të jetë rasti i fundit në radhët e Uniformave Blu. Me Propozim të Ministrit të Brendshëm z.Taulant Balla është draftuar ligji i ri për policinë e shtetit i cili ndalon rikthimin në “uniformë” të Drejtorit të Përgjithshëm pasi përfundon mandatin.

Emisioni FactCheck ka siguruar një kopje të këtij projektligji i cili për herë të parë fut konceptin e konkursit edhe konceptin e një posti me mandat. Drejtori i Përgjithshëm, zv.Drejtori, Drejtorët e Departamenteve dhe Oficerët e Kontetateve nuk do të jenë të përjetshëm në postet e tyre por me mandat që nis nga 3 në maksimumi 5 vite e po ashtu ata do të përzgjidhen me konkurim.

Siç dhe shihni në këtë draft neni 56 përcakton se Emërimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit bëhet

1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit emërohet me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrit.

2. Përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kryhet nëpërmjet një procedure transparente konkurrimi të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe shprehin interes për këtë pozicion.

Ndalur tek e drejta për të qëndruar në post, detyrë, ky ligj në pikën 4 njeh afatin 5 vjeçar me të drejtë rikandidimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vitesh, me të drejtë ri-konkurrimi edhe për një mandat të dytë.

Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit emërohet një nga punonjësit e policisë, që mban gradën “Drejtues i parë”, ai ka të njëjtin mandat 5 vjeçar si eprori i tij. Drejtori i Departamentit përzgjidhet nga radhët e punonjësve të policisë që mbajnë gradën “Drejtues i parë” ai ka një mandat 4 vjeçar me të drejtë rikandimi.

Drejtori i Drejtorisë Vendore (njohur si drejtor qarku) përzgjidhet me konkurrim nga radhët e rolit të mesëm drejtues, ai ka një mandat tre vjeçar me të drejtë rikandimi.

Ndërsa shefat e komisariateve mund të përzgjidhen pa konkurrim dhe të qëndrojnë në detyrë pa mandat, në rast se nuk shkelin ligjin dhe kanë rezultate.

Shefi i Komisariatit të policisë përzgjidhet me konkurrim dhe emërohet nga Drejtori i  Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në Rregulloren e Policisë”.

Marrë nga emisioni “FactCheck”

Poll

MOS HUMB