
Foto ilustruese
SHBA- CNN raporton se ushtari i Forcave Ajrore të SHBA që i vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në Washington, në shenjë protestë ndaj sulmeve në Gaza, ka ndërruar jetë. Pamjet nga protesta e 25-vjeçarit, Aaron Bushnell janë përhapur kudo në rrjet.
Në video, Bushnell e identifikon veten si ushtar aktiv në Forcat Ajrore të SHBA dhe thotë: “Unë nuk do të marr më pjesë në gjenocid”. Sapo mbërriti para ambasadës, Bushnell hodhi benzinë mbi kokë, i vuri flakën vetes dhe bërtiti pa pushim “Liri për Palestinën”.
Poll