Aktualitet

Lumi Erzen del nga shtrati në Sukth, izolohen disa fshatra (VIDEO)

Mësohet se reshjet intensive të shiut kanë rritur nivelin e lumit dhe kanë përmbytur rreth 4 hektarë tokë bujqësore dhe duke izoluar disa fshatra.

zh.ll
Lumi Erzen del nga shtrati në Sukth, izolohen disa fshatra (VIDEO)
lumi erzen del nga shtrati

DURRËS- Situatë kritike është ajo në zonën e Sukthit, pasi lumi Erzen kanë arritur në nivelin maksimal dhe ka dalë nga shtrati. Mësohet se reshjet intensive të shiut kanë rritur nivelin e lumit dhe kanë përmbytur rreth 4 hektarë tokë bujqësore dhe duke izoluar disa fshatra. Ura e Vardardhës është mbuluar nga uji, duke bllokuar qarkullimin për mbi 1000 banorë të zonës.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar lidhur me situatë, teksa bën me dije se ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po merren masat për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit

"Prurjet e lumit Erzen kanë arritur kuota maksimale. Në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe atë të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit. Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave.", shkruan Sako.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB